Flash News

E-TJERA

DPSHTRR nis aplikimin e Sistemeve Fotovoltaike: Zbatimi i projektit fillon nga Berati

DPSHTRR nis aplikimin e Sistemeve Fotovoltaike: Zbatimi i projektit fillon nga

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka njoftuar projektin e ri për Sistemet Fotovoltaike moderne për 9 drejtori rajonale.

Sipas DPSHTRR, projekti synon 100% shfrytëzim të tarracave dhe hapësirave diell-mbledhëse. Kompleksi i ri do të jetë në Berat, çka do të shënojë edhe pikënisjen e projektit 3 vjeçar.

“Tjetër iniciativë RISI e GREEN nga DPSHTRR!

Në buxhetin e 2022 dhe vijim kemi alokuar financimin e Projektit për Sisteme Fotovoltaike moderne, për 9 Drejtori Rajonale, me synimin për 100% shfrytëzim të tarracave e hapësirave diell-mbledhëse! Kompleksi i ri i DRSHTRR Berat do të jetë pikënisja e një projekti 3-vjeçar, në rang vendi, bazuar në studime të leverdisë dhe kthimit të investimit! Krahas standardeve të eficiencës energjitike të aplikuara në çdo investim prej vitit 2019, DPSHTRR mbron ambientin, stabilizon koston e energjisë duke eliminuar rrezikun e varësisë nga rrjeti dhe rritjen e shpenzimeve si edhe maksimizon shfrytëzimin në teknologji miqësore me mjedisin!”, njofton DPSHTRR.

Të fundit