Flash News

E-TJERA

Draft Vendimi për krijimin e një sistemi elektronik për menaxhimin e riskut doganor, dakordësohet në nivel teknik

Draft Vendimi për krijimin e një sistemi elektronik për

Draft Vendimi për krijimin e një sistemi elektronik për të lehtësuar menaxhimin e riskut doganor është dakordësuar në një nivel teknik ndërmjet vendeve Palë të CEFTA-s. 

Krijimi i një sistemi elektronik për të lehtësuar menaxhimin e riskut për tregtinë e mallrave ndërmjet administratave doganore palë të CEFTA-s është përparim i rëndësishëm për reduktimin e kërcënimeve që rrjedhin nga një tregti që paraqet mangësi në nivel sigurie.

Draft Vendimi për krijimin e një sistemi elektronik për

Menaxhimi i riskut doganor është aspekt kyç për identifikimin sistematik të riskut dhe zbatimin e masave të nevojshme për lehtësimin e tregtisë së ligjshme, për kufizimin e ekspozimeve ndaj riskut dhe për përmirësimin dhe optimizimin e kontrolleve. Administratat doganore në sistemet ekonomike të CEFTA-s kanë rënë dakord në nivel teknik me Draft Vendimin për krijimin e një sistemi elektronik për të lehtësuar menaxhimin e përbashkët të riskut që lidhet me tregtinë e mallrave ndërmjet tyre. Në mbledhjen e mbajtur në Budva, Mal të Zi, palët kanë përcaktuar një kuptim të përbashkët rreth aspekteve teknike të shkëmbimit të të dhënave për përfitimet e menaxhimit të riskut në rajon.

Draft Vendimi për krijimin e një sistemi elektronik për

Zbatimi i Vendimit do të mundësojë përcaktimin dhe shtjellimin në praktikë të një qasje rajonale për një menaxhim të përbashkët të riskut. Këto sisteme të menaxhimit të riskut që rezultojnë të përmirësuara do të sjellin përparësi në shënjestrimin e riskut të lartë dhe do të përshpejtojnë zhdoganimin duke rritur cilësinë e kontrollit doganor. Menaxhimi i përmirësuar i riskut kërkon forcimin e bashkëpunimit me autoritetet e tjera që operojnë në pika kufitare në mënyrë që formalitetet në kufi të përshpejtohen në dobi të bizneseve.

Draft Vendimi për krijimin e një sistemi elektronik për

Ndërsa administratat doganore të shumicës së vendeve Palë të CEFTA-s kanë arritur një nivel të caktuar të menaxhimit të riskut, autoritetet dhe agjencitë e tjera kufitare shfaqin ende boshllëqe për sa i përket kapaciteteve dhe mjeteve të disponueshme, të cilat shpesh sjellin inspektime më të gjata, të tepërta dhe të njëpasnjëshme. Gjithashtu, shkëmbimi i informacionit lidhur me riskun ndërmjet administratave doganore të CEFTA-s është ende në një fazë fillestare. Pas miratimit të Vendimit, do të hidhen hapat e nevojshme për krijimin e një Baze të Dhënash për Parregullsitë në funksion të menaxhimit të riskut dhe shkëmbimit të të dhënave për Profilet e Riskut brenda CEFTA-s, si dhe prodhimin e Sinjalizimeve Doganore të Shpejta dhe Raporteve të Inspektimit brenda CEFTA-s.

Draft Vendimi për krijimin e një sistemi elektronik për

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH është autorizuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) për zbatimin e projektit “Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal”. Projekti synon të ofrojë mbështetje për Strukturat e CEFTA-s në përpjekjet e tyre për të thelluar më tej integrimin ekonomik rajonal dhe përafrimin me acquis të BE-së. Lidhur me “Menaxhimin e Integruar të Riskut”, projekti do të ofrojë mbështetje për Strukturat e CEFTA-s për zbatimin e angazhimeve që rrjedhin nga Strategjia e Menaxhimit të Riskut Doganor 2020-2024 dhe Udhërrëfyesi i Strategjisë.

Draft Vendimi për krijimin e një sistemi elektronik për

GIZ Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Tregtia e Jashtme

Të fundit