Flash News

E-TJERA

Drafti i Ramës për Asociacionin, vjen reagimi i parë nga Kosova

Drafti i Ramës për Asociacionin, vjen reagimi i parë nga Kosova

Kryeministyri i vendit Edi Rama tha këtë të enjte se i ka dërguar një draft për Asocacionin e Komunave, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit frencez Emmanuel Macron.

 Mirëpo drafti në fjalë është përgatitur pa u konsultuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Adnan Rrustemi ka ironizuar pasi u konfirmua se Rama dërgoi një draft-statut për Asociacionin.

Ai ka thënë se së pari është dashur të dërgohet te Dejona Mihali, zyrtarja e njohur e VV-së e cila është përfolur si një prej personave më të fuqishëm në këtë parti.

Rama paska dërguar draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe te Scholzi dhe Macroni. Kot i dërgon në Berlin e Paris pa i dërguar njëherë te Dejona Mihali.” – ka shkruar Rrustemi.

 

Të fundit