Flash News

E-TJERA

Drafti për adresat, Bylykbashi pyet Ballën: A do të ndikojë në listat zgjedhore të 2025-ës?

Drafti për adresat, Bylykbashi pyet Ballën: A do të ndikojë

Në Komisionin e Ligjeve, ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka folur për projektligjin për adresat.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka pyetur Ballën për specifikat e projektligjit dhe nëse do të ndikojë në listat zgjedhore.

“Çfarë do të ndodhë me adresat aktuale të caktuar shtetasve mbi projektin. Një numër i madh i qytetarëve i kanë raportuar, madje kishte ndëshkime për ata që nuk e deklaronin brenda një afati të caktuar. Çdo të ndodhë me këto adresa? Projekti i 2016 vlen më? Apo bëhet fjalë vetëm për një plotësim? Shtetasit do të dinë adresat ekzakte apo kodin unik?”, tha Bylykbashi.

Balla mohoi që ligji të ketë lidhje me listat e zgjedhësve. “Ligji nuk ka asnjë lidhje apo ndërthurje me listat e zgjedhësve”, tha Balla.

Të fundit