Flash News

E-TJERA

Drafti për ndryshimet në Kodin Penal në media/ Luarasi: I kopjuar në Itali; Cukali: Një nga më të këqijtë në Europë

Drafti për ndryshimet në Kodin Penal në media/ Luarasi: I kopjuar

Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë në Kodin penal në media është i kopjuar në nga Italia.

Ndryshimet për shpifjen dhe memet që dënohen me ligj deri në një vit burg ka ngjallur debate të shumta që pasi qarkulloi në media drafti i propozuar.

Në emisionin ‘Open’ pedagogia Iris Luarasi thotë se drafti është i kopjuar nga Italia.

“ Kam qenë kundër kësaj paketës anti shpifje. Kurse kjo që po flasim sot, kjo është ndryshime në kodin penal, dhe po flasim për rishikimin në tërësi të tij. Ky draft ka rreth një muaj që qarkullon. Kodi penal italian neni 595 është përkthim i kodit italian”, tha ajo.

Nga ana tjetër, gazetari dhe drejtuesi i shoqatës së Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali thotë se problematika më e madhe e këtij drafti është fryma që përcjell, pasi konsiderohet si një nga më të këqijtë në Europë dhe gradualisht po hiqet.

“Fryma është problemi im. Është marrë nga Italia, por është shumë i përfolur dhe problematik dhe konsiderohet nga më të këqijtë në Europë. Shpifja konsiderohet çështje civile dhe jo penale në Europë. Gradualisht në Italia po e heqin.

Në krahasim me çka qenë është rënduar ky nen. Ka tendencat për të shtuar masat ndaj këtij neni. E shoh shumë regresive. Është kopjuar një nen problematik në Europë”, tha Cukali.

Të fundit