
Flash News
Rinisin tensionet në veri të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës, forca të shtuara të KFOR
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Fitoi zgjedhjet presidenciale në Turqi, reagon Erdogan: Mirupafshim Kemal
Përfundon numërimi i votave, Erdogan rizgjidhet President i Turqisë për 5 vitet e ardhshme
Lëviznin në qytet pas thyerjes së masës së sigurisë, kapen 2 të rinjtë të dënuar për drogë e armë
Drafti për tatimin mbi të ardhurat do dërgohet në Kushtetuese, avokatët: Krijon pabarazi
Grupet e interesit duke përfshirë profesionet e lira të kontabilistëve, avokatëve dhe mjekëve do të kërkojnë të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Kryetari i Bordit Drejtues të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM) Sotiraq Dhamo tha për Monitor se për dërgimin e ligjit në Kushtetuese përveç kontabilistëve do të organizohen edhe Dhoma e Avokatëve dhe Mjekëve.
Edhe më herët përfaqësuesit e profesioneve të lira kanë shprehur shqetësimin se projektligji i ri është antiligjor, pasi krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe nxit evazionin.
“Trajtimi i të ardhurave të të vetëpunësuarve si të ardhura nga paga është antiligjore. Shtrirja e ligjit te të vetëpunësuarit të profesioneve të lira për shumë arsye do të sjellë efekte negative. Të vetëpunësuarit janë biznese, marrin përsipër rreziqe, nuk kanë të ardhura fikse dhe nuk mund të quhen të ardhura nga paga. Projektligji është evaziv, pasi i konsideron të njëjtë të vetëpunësuarit me kategorinë e të vetëpunësuarve me të punësuar të tjerë.
Si mund të tatohen të ardhurat e tyre, si të ardhura nga paga kur ka të tjerë të punësuar. Klasifikimi është i gabuar. Gjithashtu trajtimi i të vetëpunësuarve me tarifa deri në 2,040,000 lekë 15% dhe mbi këtë nivele 23% nuk i vendos në kushte të barabarta me bizneset e tjera. Një biznes shpk që mund të fitojë të ardhura deri në 5 milionë lekë dhe paguan 15% tatim mbi fitim ndërsa një i vetëpunësuar për të ardhurat mbi 2,040,000 do të paguajë 23%.
Ndryshimet gjithashtu krijojnë pabarazi mes tatimpaguesve. Nuk jemi kundër pagesës së taksës te profesionet e lira, por nëse nuk paguan një kategori biznesesh nuk kanë pse të paguajnë profesionet e lira. Siç përcaktohet në projektligj, bizneset tregtare të vegjël do të jenë me tatim zero deri në 2029" pohoi më herët kontabilisti Sotiraq Dhamo.
Edhe avokati Klodian Gjermeni shtoi më herët se ka shkelje të të drejtave kushtetuese, për shkak të trajtimit të pabarabartë tatimor që i bëhet kategorive të cilat përfshihen në këtë lloj biznesi. Sipas tij kjo mund të jetë një ndër arsyet e Dhomës së Avokatëve për dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.
Projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u miratua nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave. Drafti ishte parashikuar të hynte në fuqi nga 1 janari 2023, por u shty në fund të këtij viti, pasi grupi i punës i ngritur nga komisioni parlamentar kërkoi të marrë në shqyrtim ankesat e Institutit të kontabilistëve të Miratuar dhe Shoqatës së Bankave.
Drafti i rishikuar nga deputetët solli vetëm rishikimin e disa termave, ndërsa nuk mori në konsideratë kërkesën e grupeve të interesit për shtyrjen e tatimit progresive të profesioneve të lira deri në dhjetor 2029, siç parashikohet të vijojë 0% tatim për bizneset e vogla tregtarë dhe të vetëpunësuarit e tjerë.
Përmes projektligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.
Për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029./ MONITOR
Të fundit


Eksporti i zarzavateve në vendnumëro, sezoni i mbarë nuk stimuloi prodhimin
29 Maj 2023, 08:17

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
29 Maj 2023, 07:54
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
29 Maj 2023, 07:46





U rizgjodh si President i Turqisë, Rama uron Erdoganin për fitoren
28 Maj 2023, 20:09

Ironizoi Luizin me Eduart Grishajn? Tan Brahimi sqaron videon virale
28 Maj 2023, 19:47

Fitoi zgjedhjet presidenciale në Turqi, reagon Erdogan: Mirupafshim Kemal
28 Maj 2023, 19:40
Arbër Hajdari thotë se nuk do të jetë në "Big Brother Vip 3"
28 Maj 2023, 19:30

Debat i ashpër mes Nitës dhe Bledit, sherri agravon me fjalor banal
28 Maj 2023, 19:05

Shpat Kërleshi: Kam pasur fantazi seksuale me Bledi Manen
28 Maj 2023, 18:36

“Rama mburret me patronazhistët”, Bardhi: Administrata ende nën presion
28 Maj 2023, 18:20

"Ka gënjyer për fëmijët jetim", Nita flt për deklaratën ndaj Dea Mishelit
28 Maj 2023, 17:57


Verstappen nuk ka rival, holandezi triumfon në Çmimin e Madh të Monacos
28 Maj 2023, 17:43

Fejohen Kaia Gerber dhe Austin Butler
28 Maj 2023, 17:09






Futbollisti shqiptar i propozon për martesë të dashurës në mes të fushës
28 Maj 2023, 15:51






Vajza e Beyoncé ishte kryefjala e koncertit të saj në Paris
28 Maj 2023, 14:58
Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte
28 Maj 2023, 14:52
Bogdani: Agjentët rusë në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe
28 Maj 2023, 14:30

Ledri Vula në 'Big Brother VIP 3'? Flet artisti: Do e kisha pasur të lehtë
28 Maj 2023, 14:15


Mc Kresha dhe Lyrical flasin për largimin nga muzika: Është si në sport
28 Maj 2023, 13:55
Lëvizte me armë zjarri në bregdetin e Borshit, arrestohen 38-vjeçari
28 Maj 2023, 13:39



Shehu: Rama sot në Lazarat, si “krimineli” në vendin e “krimit”
28 Maj 2023, 12:30

Turi i 14 majit, Rama "falënderon" edhe Lazaratin që nuk e votoi
28 Maj 2023, 11:50



Vdekja e 4 turistëve rusë në Golem, prokuroria pezullon hetimet
28 Maj 2023, 10:29
Situatë e qetë në veriun e Kosovës pas përplasjeve të së premtes
28 Maj 2023, 10:17


Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen nga Partia Progresive Serbe
28 Maj 2023, 09:21

“Dukej sikur më përndiqte”, Gent Zenelaj rrëfen historinë me patronazhisten
28 Maj 2023, 09:01
"Po ndjekim hetimet", Komisioni Europian reagon për çështjen "Beleri"
28 Maj 2023, 08:50
Sot raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi, gara mes Erdogan dhe Kilicdaroglu
28 Maj 2023, 08:38
Vritet në Zvicër 37-vjeçarja nga Kosova, u qëllua me thikë nga partneri
28 Maj 2023, 08:27

Mot i paqëndrueshëm, pasditja sjell reshje shiu
28 Maj 2023, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 Maj 2023, 07:56




Sulmet në shkolla, mijëra persona protestojnë kundër dhunës në Beograd
27 Maj 2023, 20:23


Gjendet një granatë dore në Shëngjin, policia shkon në vendngjarje
27 Maj 2023, 19:45

















