Flash News

E-TJERA

Drama e familjes Berisha/ Mendohej i vdekur, i vëllai i Alvinit është gjallë dhe do kthehet në Shqipëri; dyshohet se jeton edhe nëna

Drama e familjes Berisha/ Mendohej i vdekur, i vëllai i Alvinit
Bunjamin Berisha, vëllai i Alvin Berishës

Vëllai i Alvin Berishës, 11-vjeçarit i cili ia doli të shpëtonte disa muaj më parë nga kampi i "ferrit" në Al-Hol, është gjallë dhe do të vij sot në mbrëmje në Shqipëri. Politiko.al ka siguruar foton e të miturit, Benjamin Berisha.

Lajmi i mirë u bë me dije nga Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi. Në një prononcim për mediat, Elezi u shpreh se, “Benjamini 4 vjeçar është gjallë, është pranë një familje dhe po bëhet gati për t’u kthyer në Shqipëri”.

Sipas Elezit, ka shumë dyshime që përveç vëllait, të jetë gjallë edhe nëna e Alvin Berishës. Zyrtari u shpreh se nga të dhënat që kanë patur deri në mars, mendohet se e nëna e Alvinit ka qenë e plagosur dhe po merrte ndihmë mjekësore.

“Benjamini vëllai i Alvin Berishës afër katër vjeç është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri. Ai është djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj, i cili është vrarë.

Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është gjetur dhe është marrë marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij,por që nuk ka pas asnjë informacion nga personat që ne njohim në kamp. Gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plagosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it.

Deri në fillim të marsin ne kemi pasur informacion dhe nëna e Alvinit ka qenë gjallë, por nuk dihet nëse ajo ka mundur që të mbijetojë,  ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri. Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri ta marrin atje”, është shprehur Elezi për mediat.

Drama e familjes Berisha/ Mendohej i vdekur, i vëllai i Alvinit
Alvin Berisha dhe nëna e tij

Të fundit