Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Drama Rama: nga Bordi trumpist i Paqes te koalicioni sorosist anti-Trump

Nga Genc Burimi
Kurrë ajo shprehja “po luan me dy porta”, e përdorur për serbin Vuçiç, akrobati që kacavirret midis Moskës dhe Brukselit, nuk po i shkon tani po aq mirë sa një dorezë dhe “vëllait” të tij në Tiranë Edi Ramës. Ky i fundit po përjeton një dramë tradhtie në kufijtë e tragjedive greke. Për t’i shpëtuar dorës së drejtësisë në Tiranë që Uashingtoni mund ta vinte në lëvizje për shumë dosje që nga ajo Mac Gonigal deri tek narko-trafiku shqiptar që po dëmton dhe interesat e SHBA-ve, Rama vajti dhe u përkul në Shtëpinë e Bardhë, duke përfituar nga rasti i inaugurimit të Bordit të Paqes në fillim të këtij viti. Europa atë takim e përbuzi. Duke asistuar në atë mbledhje inauguruese, “i vetëm kundër të gjithëve”, Rama i bënte kështu një “deklaratë dashurie” të zotit të shtëpisë, se ndërmjet Europës dhe Amerikës ai do zgjidhte pa hezitim Donald Trampin.
Ky servilizëm mbase u shpërblye disi kur ambasada amerikane në Tiranë heshti pas episodit Balluku të 12 marsit në Kuvend , ndërkohë që simotrat europiane reaguan me ashpërsi kundra mazhorancës së Ramës që nuk i hoqi imunitetin Ballukut. Por ja që as tre muaj më vonë, një sprovë e re e priti Ramën në formë kurthi, të shtunën e kaluar. Kësaj here skena nuk luhej në Uashington por në Barcelonë. Ai që priste një akt besnikërie nga kryeministri shqiptar kësaj here nuk qe Donald Trump por armiku i këtij të fundit, Alexander Soros himself...I dehur dhe ky nga qejfi që i solli disfata e Orbanit në Hungari, armik dhe ky por i Sorosve, Aleksandri bashkëfinancoi nëpërmjet fondacionit të tij Open Society një mega samit anti-Trump në Barcelonë. Vendet e mëdha europiane ashtu si përbuzën samitin e bordit të paqes së Trampit, përbuzën dhe këtë të Soros juniorit. Por “vëllai shqiptar” që sapo kish lidhur besën me Trump në Bordin e Paqes , ftohej ose urdhërohej tani nga Soros për të lidhur një besë të re, për të ngritur dolli me ata që urrejnë Trump në bordin e progresistave majtista vepër e Fondacionit Soros. Në shqip, ka një fjalë më konçize kur kalon nga njëra besë në tjetrën : i pabesë!
I tillë u shfaq Rama vikendin e shkuar në Barcelonë por disi dhe i heshtur, ai që ka qejf bujën dhe tallavanë dhe për festën më të vogël. Sakën në fakt, mos ta merrte vesh administrata Trump dhe aq më shumë shqiptarët në mëmëdhe se po shkonte ta kalonte fundjavën t’i dridhte Trampit me armikun e Trampit. Ndaj , nuk pati asnjë komunikim nga Rama për samitin anti-Trump ku e ftoi Soros, ndryshe nga temenaja e madhe që i bëri ai javë përpara ftesës për në Bordin e Paqes. Po ja që ashtu si gënjeshtra, edhe vëllazëria Rama Aleks Soros i ka sekretet e shkurtra. Edhe po mos të donte Edi, ishte vetë Soros junior që botoi fotot aq miqësore me shqiptarin e tij më të preferuar. Por edhe sikur Trump mos ta kish parë atë foto, një lajm i erdhi me siguri në vesh nga samiti i Barcelonës për të konstatuar vesin tjetër më të vjetër në botë , pabesinë e atyre që i puthnin këmbët. Lajtmotivi i Samitit të Sorosit drejtuar nga Kryeministri socialist spanjoll që : “Jo luftës në Iran”. Po si mund të radhitej Rama nën këtë sllogan kur ai është zyrtarisht sot pro luftës së ShBA-ve dhe Izraelit në Iran? Rama në këtë mënyrë nuk tradhton vetëm Amerikën e Trumpit por dhe Izraelin e Njetanjahut që e priste kryeministrin shqiptar me respekt në Kneset , parlamenti izraelit, pikërisht se izraelitët shihnin tek Rama i Shqipërisë një kundërshtar të vendosur të regjimit iranian që duhet rrëzuar po qe nevoja dhe me armë sipas intervistës së fundit të Ramës për një revistë franceze.
Atëherë me kë është Rama? Me Trampin apo me Sorosin? Me koalicionin izraelo – amerikan në luftë për jetë a vdekje kundra mollaheve, apo me Internacionalen soroziste që është kundra kësaj lufte dhe kundra shteteve që po e zhvillojnë atë?
I takon ambasadës amerikane në Tiranë të ketë sy për të shikuar , vesh për të dëgjuar, dhe instrumenta për të analizuar se kush forcë politike në Shqipëri është partnere e sinqertë e kësaj administrate amerikane. Kur tradhton një herë, tradhton çdo herë.
Pasi edhe sikur Edi Rama përpiqet ta fshehë pabesinë si ai struci që fut kokën në rërë, është miliarderi Aleks Soros që nuk toleron ta marrin për budalla dhe ja bën vetë reklamën vetes me të tjerët. Përveç fotos me Ramën, ai postoi dhe këtë mesazh këtë në X : “Ishte një nder për mua të mirëprisja kaq shumë udhëheqës të jashtëzakonshëm në Barcelonë për Samitin e parë Global të Progresistëve — një takim i parë i këtij lloji që mblodhi së bashku mijëra njerëz nga mbi 100 vende dhe organizata.”
Në fakt, shumica e mediave në Europë dhe në botë që komentuan këtë samit të parë në histori , si një front i të majtës globale kundra të djathtës globale nuk e përmendën rolin e Fondacionit të Sorosit që e organizoi dhe e financoi këtë aktivitet edhe me ndihmën e Fondacionit të Bill Gates et e shoqes së tij. Mediat u fokusuan tek dy figurat qendrore të Samitit anti Trump, te ajo e kryeministrit të vendit pritës, spanjolli Pedro Sanchez dhe te e presidentit brazilian Lula. Me postimin e tij, duket sikur Soros i flet Trampit: isha unë mbrapa këtij eventi, jam unë i aftë të mbledhë 100 vende dhe 3 mijë pjesëmarrës kur ti Donald Trump nuk ke asnjë koalicion vendesh me vete. I aftë të sjellë aty, duket sikur i thotë Soros, gjithë liderit e Amerikës Latine që i kundërvihen Trumpit nga Meksika në Kolumbi e deri tek “armiqtë e brendshëm” të Trumpit si guvernatori i Minesotës Tim Walz apo kryebashkiaku i New York Zohran Mamdani i pranishëm me mesazh video.
Përveç “jo luftës në Iran”, Samiti i Sorosit me të ftuar dhe Edi Ramën pati si qëllim të shpërbëjë pjesë të tjera të axhendës trumpiste , si Bordin e Paqes duke kërkuar reformimin dhe fuqizimin e OKB-së me mënjanim të fuqive të Këshillit të Sigurimit që shkaktojnë luftëra si ShBA-të dhe Rusia, apo duke i adresuar një paralajmërim të fuqishëm presidentit amerikan të mos guxojë të prekë Kubën.
A është krenar Edi Rama të jetë pjesëmarrës dhe aktor i kësaj axhende globale anti Trump?
Të mbrosh idetë dhe bindjet nuk është krim. Ç’nderim është të luash me dy ose shumë porta, si Tartufi i Molierit apo Aleksander Vuçiçi i Serbisë ...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38