Flash News


E-TJERA

Drejtësia amniston Xhaçkën, Apeli i Posaçëm vendosë të mos hetojë ish-ministren

Drejtësia amniston Xhaçkën, Apeli i Posaçëm

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar vendimin e GJKKO, duke i dhënë fund përpjekjeve për nisjen e një hetimi penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi vendosi të shfuqizojë vendimin nr. 58 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, i cili kishte urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistronte procedimin penal dhe të niste hetimet për disa akuza të rënda përfshirë “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrim parash”.

Vendimi i Apelit vjen pas ankesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, duke rikthyer kështu në fuqi vendimin e saj të mëparshëm për të mos e çuar çështjen në hetim penal.

Të fundit