Flash News

E-TJERA

Drejtësia/ Kim kërkon guxim: Shihuni çdo ditë në pasqyrë dhe kujtohuni përse zgjodhët këtë profesion

Drejtësia/ Kim kërkon guxim: Shihuni çdo ditë në

Ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi që njerëzit e drejtësisë të tregojnë guxim për të përmbushur misionin e tyre.

“Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve për t’u përballur me ato sfida.
Të gjithë duhet të përmirësohemi qofshim individë, institucione, vende, duhet të modernizohemi e përshtatemi. Ka shumë arsye për të qenë optimistë për një të ardhme më të mirë”, tha numri një i SHBA-së në vendin tonë.

Këtë deklaratë, Kim e bëri në ceremoninë e 25-vjetorit të krijimit të shkollës së magjistraturës. Ai iu bëri thirrje magjistratëve që “të mos dorëzohen kurrë”.

“Ju uroj ju të diplomuar. Po mendoja çfarë bëj unë cdo mëngjes, zgjohem, dal para pasqyrës dhe përpiqem t’i kujtoj vetes pse jam këtu. Pse jam në këtë punë, pse e zgjodha këtë profesion e shpresoj që ju të bëni të njëjtën gjë.

Të shiheni çdo ditë në pasqyrë e t’i thoni vetes unë do jem pjesë e arsyes pse Shqipëria është më e mirë, pse Shqipëria është në BE, t’i thoni vetes unë do jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë, që familja ime dhe fëmijët e mi do të jenë krenarë. Kurrë mos u dorëzoni, mos u dorëzoni kurrë”, shtoi ambasadorja.

Të fundit