Flash News

E-TJERA

"Drejtësinë koreanoveriore të “gruas” së Bilalit", Presidenca-Ramës: Kursei lekët për avokatët mbrojtës, mos e provoko popullin

"Drejtësinë koreanoveriore të “gruas” së

"Ilir Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend". Ky është reagimi që vjen nga Presidenca pas akuzave të kryeministrit Edi Rama se presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha duan të zhbëjnë reformën në drejtësi.

Ka qenë zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi që ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se “Drejtësinë e re ‘gruaja’ e Bilalit e kapi me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë dhe sot”.

Blushi shton më tej se “Gruaja” e Bilalit, duke iu referuar kryeministrit Rama, më kot harxhon para me lobistë për deklarata, certifikata dhe sondazhe të rreme dhe sipas tij, Rama lekët e vjedhura duhet t’i kursejë për të paguar avokatët mbrojtës, kur të japë llogari para drejtësisë.

Presidenca paralajmëron Ramën të mos e provokojë popullin e 2 marsit.

Postimi i plotë:

“Drejtësinë koreanoveriore të “gruas” së Bilalit, shqiptarët e kanë provuar për 50 vite, ndaj çdo certifikatë të “zonjës Bilali”, do ta hedhin në koshin e plehrave.

Ilir Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, falë këmbënguljes së Tij kur ishte Kryetar i Kuvendit dhe këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët.

Drejtësinë e re, që se kapi dot me Kushtetutë, “gruaja” e Bilalit e kapi me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë dhe sot.

Të mos ketë merak se më 25 prill do ta marrë vlerësimin e merituar nga mbarë populli i Shqipërisë.

Drejtësia e pavarur do vijë vetëm nga vota e lirë dhe e shenjtë.

Kush prek votën e lirë do t’i pritet dora bashkë me thonjtë, që kanë kapur për fyti shtetin dhe drejtësinë.

“Gruaja” e Bilalit më kot harxhon para me lobistë për deklarata, certifikata dhe sondazhe të rreme.

Bën mirë, që lekët e vjedhura t’i kursejë për të paguar avokatët mbrojtës, kur të japë llogari para drejtësisë.

Mos e provoko popullin e 2 Marsit se është shumëfishuar në një vit falë zullumeve të shtuara edhe në kohë pandemie!”, deklaron Presidenca.

Të fundit