Flash News

E-TJERA

Drejtone mjetin në gjendje të dehur, arrestohet një person në Korçë

Drejtone mjetin në gjendje të dehur, arrestohet një person

Policia e Korçës ka arrestuar një 35 vjeçar pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa ka nisur procedimi për një 61 vjeçar pasi është kapur duke kryer ndërtime pa leje.

“-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 35 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi në qytetin e Korçës, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin U. Z., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit