Flash News

E-TJERA

Drejtonin automjetin nën efektin e drogës, arrestohen katër persona në Tiranë

Drejtonin automjetin nën efektin e drogës, arrestohen katër

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi rezultuan që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike. 

Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se ka shkuar në 55, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. 

Të arrestuarit janë: Xh. B., 28 vjeç, F. B., 25 vjeç, G. B., 28 vjeç, dhe E. L., 38 vjeç.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit