Flash News

E-TJERA

Drejtonin trafikun e heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë e vendeve të BE, SPAK arreston dy fierakët; nis hetimi pasuror ndaj tyre

Drejtonin trafikun e heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë e

Me urdhër të SPAK, Policia ka arrestuar dy persona të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga janë vënë shtetasit Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela, të dy nga Fieri. Ata dyshohen se kanë drejtuar trafikun e heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

“Nga hetimet e kryera është bërë e mundur mbledhja e provave, mbi bazën e të cilave janë ngritur dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çelaj gjatë vitit 2016 në bashkëpunim me lidhjet e tyre kanë drejtuar trafikimin nëpërmjet koordinimit të transportit dhe trafikimit të sasive të lëndëve narkotike kryesisht të llojit heroinë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe më pas për në vendet e tjera të BE-së.” thuhet në njoftimin e SPAK.

Në vitin 2019 SPAK ka ngritur ndaj tyre akuzat për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve” kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”. Ndërkohë për të njëjtat vepra penale janë të akuzuar dhe shtetasit me iniciale F.XH. e R.SH.  Hetimet për grupin kanë nisur që në vitin 2016 në bashkëpunim me Greqinë dhe Maqedoninë.

Mësohet se urdhri i SPAK për arrest me burg për Çelajn dhe Sulajn është ekzekutuar dy ditë më parë nga Policia e Shtetit. Dy fierakët po ktheheshin nga Saranda, kur u arrestuan nga RENEA në Gjirokastër. SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj tyre.

Të fundit