Flash News

E-TJERA

Drejtonte autobusin duke përdorur telefonin, gjobitet me 15.000 lekë shoferi në Tiranë

Drejtonte autobusin duke përdorur telefonin, gjobitet me 15.000 lekë

Drejtuesi i një linje autobusësh është gjobitur me 15.000 lekë, pasi u filmua nga pasagjerët teksa drejtonte mjetin duke përdorur telefonin.

Siç shihet edhe në video, drejtuesi shfaqet duke mbajtur timonin me bërryla dhe njëkohësisht, përdorur telefonin. Kanë qenë pasagjerët ata të cilët denoncuan rastin.

“Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e autobusit, i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor.

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, njofton policia.

Të fundit