Flash News

E-TJERA

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet shefi i Zjarrfikëses në Cërrik

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet shefi i

Arrestohet shefi i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në qytetin e Cërrikut, Artion Taci.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë, shefi i PMNZSH dyshohet për kryerjen e veprës penale "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”.

“Sot, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Elbasan kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 36 vjeç, me detyrë Shef i PMNZSH në qytetin e Cërrikut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi ai ka qenë duke drejtuar automjetin tip Mercedez Benz në gjendje të dehur, në qytetin e Cërrikut. Nga testi i parë i kryer me aparatin Drager, ky shtetas rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l”, njofton AMP.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

 

Të fundit