Flash News

E-TJERA

Drejtoresha e AKSHI-t në SPAK, Prokuroria e Posaçme ka në hetim 12 tendera me vlerë miliona euro

Drejtoresha e AKSHI-t në SPAK, Prokuroria e Posaçme ka në hetim

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.

Nga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat.

Një prej biznesmenëve nën hetim është dhe Ermal Beqiri, i cili me kompaninë e tij  “Soft & Solution”, i cili është pyetur më herët në SPAK.

PD ka denoncuar më herët një procedurë  prokurimi të kryer nga AKSHI. Sipas PD, objekti i prokurimit ishte ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 milionë euro e cila u anulua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

Sipas PD, në Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro, ndërsa u skualifikuan dy kompani te tjera.

Të fundit