Flash News

E-TJERA

Drejtoresha e Fondacionit Ndërkombëtar për Demokracinë falenderon Shqipërinë: Mirënjohje që ofruat strehë të sigurt!

Drejtoresha e Fondacionit Ndërkombëtar për Demokracinë
Foto Ilustruese

Shqipëria ka pritur dhe strehuar deri tani 457 afganë, të cilët janë vendosur në disa hotele në Durrës dhe në godinat e konvikteve në Qytetin Studenti.

Drejtoresha e asociuar për Evropën në Fondacionin Ndërkombëtar për Demokracinë, Tanja Dramac ka falenderuar Shqipërinë për sigurinë që iu ka garantuar aktivistëve afganë duke iu ofruar strehim.

"Më në fund e bëmë. Më shumë aktivistë e vartës afganë tani janë të sigurt dhe nuk janë më në rrezik. Krenar dhe mirënjohës që një vend si Shqipëria ka ofruar një strehë të sigurt”, shkroi ajo në nj postim në Twitter.

Njëkohësisht, Dramac shprehu mirënjohje për ekipin që priti afganët në aeroportin e Rinasit, duke përmendur këtu ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim dhe kryeministrin Edi Rama.

“Jemi mirënjohës ndaj ekipit në terren, i cili vazhdoi të punojë gjatë gjithë mëngjesit, dhe veçanërisht ambasadës së SHBA në Shqipëri dhe kryeministrit Edi Rama, për pritjen e vëllezërve dhe motrave tona afgane”, shkruan drejtoresha.

Sot mbërritën në Shqipëri dy avionët e tjerë me 182 refugjatë afganë, 108 prej të cilëve u strehuan në godinat e konvikteve.

 

Të fundit