Flash News

E-TJERA

Drejtoresha e TKOB urdhër të prerë punonjësve: Asnjë dalje në media pa leje, ndryshe do procedoheni!

Drejtoresha e TKOB urdhër të prerë punonjësve: Asnjë

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka lëshuar një urdhër të prerë për punonjësit, të cilëve u ndalon atyre daljen në media pa marrë më parë leje.

Drejtoresha e përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina ka firmosur urdhrin, duke  i paralajmëruar ata se nëse shkelin vendimin, do të procedohen sipas parashikimeve të Rregullores së Brendshme të Institucionit.

Me qëllim që informacioni të jetë i mirëkoordinuar për publikun dhe vetë institucionin, çdo punonjës i TKOBAP-së, përpara se të paraqitet nëpër media të ndryshme duhet të lajmërojë pranë zyrës së Promocionit dhe Imazhit në TKOBAP.

Në rastin kur punonjësit nuk lajmërojnë, bëjnë publicitet negativ dhe dëmtojnë imazhin e institucionit, do të procedohen sipas parashikimeve të Rregullores së Brendshme të Institucionit. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri të gjithë punonjësit të TKOBAP-së dhe Zyra e Burimeve Njerëzore, Zyra e Protokollit për komunikimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë, Drejtoresha e Përgjithshme, Abigeila Voshtina”, thuhet ne njoftim. 

 

Të fundit