Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Drejtorët e Belinda Ballukut/ Rioshët që po “ndërtojnë” Shqipërinë duke marrë tendera për familjarët

Spartak Kovaçi ish-drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti për dy gjëra. Së pari sepse nën administrimin e tij falimentoi Ujësjellësin e Durrësit, ndërsa rekordi i dytë është se i jepte tendera familjes së tij.
Pasi skandali i Kovaçi shpërtheu në publik dhe pasi mediat raportuan se në zyrën e tij mësynë hetuesit e BKH-së, në mars të vitit të kaluar, Belinda Balluku u detyrua ta largojë nga detyra duke e zëvëndësuar atë më Gerald Dautajn. Por ndonëse u largua nga drejtimi i Ujësjellësit, zoti Kovaçi nuk është larguar nga përfitimi i tenderave publikë të ujësjellësave. Dhe i fundit është një llokmë shumë e madhe.
Në fund të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës kanalizimeve hapi një tender me vlerë 8.9 milionë euro për sistemin e ri të kanalizimeve në zonën e Spillesë. Në garë u paraqitën vetëm dy oferta. Ajo e bashkimit të shoqërisëve 2T dhe Adriatik me vlerë 8.4 milionë euro si dhe oferta e dytë e shoqërisë Fusha me vlerë 8.85 milionë euro, shumë pranë fondit limit.
Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve shpalli fituese bashkimin e kompanive 2T dhe Adriatik. Kompania e parë njihet gjerësisht për publikun si ndërtuesja e banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Ajo zotërohet nga dy aksionerë, njëri prej të cilëve është Artan Sako, vëllai i ish-komandantit të Gardës, Gramoz Sako.
Ndërsa kompania e dytë njihet si kompania e familjes së Spartak Kovaçit, pasi zotëruesi i 100 për qind të aksioneve të saj është Petrit Kovaçi, babai i ish-drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit.
Duke qarë hallet e Shqipërisë
Zyrtari që firmosi tenderin 8.4 milionë euro për Kovaçin është Klevis Jahaj, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve. Zoti Jahaj dhe zoti Kovaçi nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin. Bashkë ata kanë qarë hallet e Shqipërisë duke punuar ditë e natë për zgjidhjen e tyre dhe zhvillimin e vendit.
Në këtë foto Jahaj dhe Kovaçi shfaqen në një mbledhje të drejtuar nga Emirjana Sako, ku u shtruan bazat për reformën në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës me plan rritjen e investimeve në shkallë rajonale. Dhe investimet me sa duket janë me cikël të mbyllur. Ata që marrin vendimet për investime, pasi mbarojnë mbledhjet i firmosin tendera njëri tjetrit.
Por ky është një tender që ka dhe një veçori tjetër. Të gjithë garuesit janë persona nën hetim ose me masë nga SPAK.
Biznesmeni Shkëlqim Fusha është me masën e detyrimit të paraqitjes për çështjen Veliaj, ndërsa Sako dhe Spartak Kovaçi janë nën hetim dhe janë thirrur disa herë në zyrat e SPAK.
Megjithatë fijet e këtyre personazheve me pushtetin ngjasojnë me ato të merimangës. Zoti Kovaçi është duke ndërtuar një hotel luksoz në Durrës. I quajtur Azure Elegance Hotel, leja për të është marrë në maj të vitit 2023 nga kompania Adriatic Union. Kjo e fundit në atë kohë zotërohej nga dy aksionerë, Petrit Kovaçi dhe Genti Klosi, vëllai i zëvendësministrit të Infrastrukturës, Ceno Klosi.
Më vonë, pas marrjes së lejes me firmën e Edi Ramës, Genti Klosi i shiti aksionet për një çmim simbolik dhe pronar i kompanisë u bë 100 për qind Petrit Kovaçi. Nuk dihet nëse shitja ka qenë reale, pasi një sërë hetimesh të SPAK kanë treguar se në shumë raste pronarët në letra dhe ata faktikë të kompanive nuk përputhen.
Disa raportime në media kanë zbuluar se zëvendësministri i Energjisë dhe ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit kanë dhe lidhje të afërta farefisnore duke qenë çuna tezesh, por Kapitali nuk ka mundur ta verifikojë dot me siguri maksimale këtë informacion.
State of the Art
Historikisht infrastruktura ka qenë një nga sektorët më të korruptuar të jetës publike në Shqipëri. Por veçanërisht gjatë viteve të fundit, korrupsioni në këtë sektor ka arritur në atë nivel që anglezët e quajnë “State of the Art”.
Tashmë ai nuk ndodh më vetëm në formën e ryshfetit, por me përfshirjen direkte në tendera të zyrtarëve publike. Një 5D e madhe e shtrirë kudo. Nga rrugët tek ujësjellësit, ku gjenden ngado gjurmët e gjakut të plaçkitjes me fytyra rinore.
Këta janë të ashtuquajturit djemtë e Ballukut, një sërë drejtorësh rioshë të cilët drejtojnë kompanitë dhe agjencitë më të rëndësishme të vendit, ku prokurohen miliarda lekë çdo vit. Në ARRSH, Kanalizime dhe Energji tenderat dhe koncesionet vërshojnë lumë, shpesh në kompanitë e lidhura me rioshët ose familjarët e tyre.
Dhe ndërsa rrugës disa prej tyre bien rob në SPAK, ka gjithmonë të tjerë në radhë. Fjala vjen, një Evis bie tek ARRSH, një Klevis ngrihet tek kanalizimet./ Marrë nga Kapitali.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38