Flash News

E-TJERA

Drejtori i AKSHI-t paralajmëron: Të qëndrojmë në alarm, mund të ketë sulme të tjera kibernetike

Drejtori i AKSHI-t paralajmëron: Të qëndrojmë në alarm,

Drejtori i Sigurisë në AKSHI, Enis Ylli ka paralajmëruar se Shqipëria mund të goditet nga të tjera sulme kibernetike. Ai tha për “A2 CNN”, se të gjithë duhet të jenë në alarm, pasi qëllimi i hakerave është krijimi i destabilitetit në vend.

“Duhet të dimë që duhet të qëndrojmë në alarm. Nuk është vetëm sektori bankar por edhe sistemi zgjedhor, energjetika dhe gjithçka që na prek në përditshmërinë tonë se qëllimi është krijimi i destabilitetit në vend. Kjo është luftë që do vazhdojë ne duhet të mësohemi me ekzistencën e saj”, deklaroi ai.

Ylli theksoi se duhet investuar më shumë në monitorim.

“7 miliardë dollarë ka investuar Irani në hakerim, Shqipëria e ka buxhetin sa gjysma e kësaj shume. Ne po bëjmë analizim të situatës për t’ju përgjigjur në përpjestim të drejtë riskut. Deri në këto momente siguria që kemi vendosur është në përpjestim me riskun tonë, nëse ky risk do të rritet do të kërkojë analizim dhe fokusim më të madh në sigurinë kibernetike të Shqipërisë”, shtoi drejtori.

 

Të fundit