Flash News

E-TJERA

Antimafia italiane takim me Rrumbullakun në Tiranë/ Cila është arsyeja?

Antimafia italiane takim me Rrumbullakun në Tiranë/ Cila

Drejtori i Drejtorisë Hetimore Antimafia më Itali, Maurizio Vallone ditën e somte ka zhvilluar një  vizitë në Policinë e Shtetit, për të konsoliduar urat e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar.

Ai u prit nga Drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të policisë në ambientet e DPPSH-së.

Diskutimet gjatë kësaj vizite u fokusuan tek intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet policive të të dy vendeve, për të hetuar në mënyrë të përbashkët, grupet kriminale të trafiqeve, që veprojnë në të dyja vendet, si dhe për të bashkërenduar aksionet policore me qëllim shkatërrimin e këtyre grupeve, arrestimin e pjesëtarëve, si dhe sekuestrimin e aseteve financiare të tyre.

Rrumbullaku falënderoi z. Vallone dhe përfaqësuesit e zyrës së Interforcës italiane në vendin tonë, për partneritetin e ofruar nga këto struktura dhe nga policia italiane në tërësi

Të fundit