Flash News

E-TJERA

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil: Sulmi kibernetik në Rinas ishte sabotim

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil: Sulmi kibernetik në Rinas

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj e ka cilësuar sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS në aeroportin e Rinasit, një sabotim.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Et’hemaj u shpreh se aviacioni civil kërkoi ngritjen e Komitetit të Koordinimit të Krizave për përballimin e situatës.

Në aviacionin civil, ajo çka ndodhi me sistemin TIMS, klasifikohet me përkufizimin, sabotim. Çdo veprim me qëllim dhe rezultati i marrë si pasojë e këtij veprimi të qëllimshëm, e klasifikon ngjarjen në sabotim, pra është ngjarje në sabotim.

Në raste të tilla, në raste të sabotimit, aviacioni civil kërkon nga autoritetet vendore të ngrihet ajo që quhet Komiteti i Koordinimit të Krizave. Flitet për një situatë jo normale, jo të zakonshme. Ka pasur shkëputje normale të shërbimeve. Kur ne u njoftuam, u aktivizua Komiteti”, theksoi ai.

Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit kanë konfirmuar se sistemi TIMS në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është rikthyer totalisht në funksion gjatë mëngjesit të sotëm, pas punës që kanë kryer ekspertët e IT-së, së bashku me aleatët.

 

Të fundit