Flash News

E-TJERA

Drejtori i OBSH: Mos mbyllni sytë përballë COVID-19, bota është lodhur, por jo virusi

Drejtori i OBSH: Mos mbyllni sytë përballë COVID-19, bota

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar të mos mbyllë sytë përballë pandemisë së COVID-19, edhe pse bota është e lodhur nga virusi.

 “Ne mund të jemi të lodhur nga COVID-19. Por, ai nuk është lodhur nga ne. Po, ai sulmon personat me shëndet më të dobët. Por ai sulmon gjithashtu edhe dobësi të tjera si pabarazia, ndarja, mohimi, mendimin e dëshiruar dhe injorancën e qëllimshme”, tha Ghebreyesus.

Ky i fundit është karantinuar pas kontaktit me një person pozitiv me COVID-19.

 

Të fundit