Flash News

E-TJERA

Drejtori i OBSH takon mjekët e Infektivit: Derisa të dalë vaksina ju jeni shpresa e vetme për njerëzit

Drejtori i OBSH takon mjekët e Infektivit: Derisa të dalë vaksina
Kreu i OBSH-së për Europën, dr. Hans Kluge

Kreu i OBSH-së për Europën, dr. Hans Kluge ka vizituar sot spitalin COVID 1, ku është takuar dhe ka inkurajuar mjekët që ndodhen në vijën e parë për përballjen e pandemisë.

Teksa e pranishme ka qenë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Kluge është shprehur se derisa të dalë vaksina, mjekët janë shpresa e vetme për njerëzit.

Ndërkohë, Manastirliu ka shprehur mirënjohje dhe falenderim për stafin mjekësor i cili në këto muaj ka qënë në gatishmëri të plotë në shërbim të pacientëve.

“Dua t’ju falenderoj me mirënjohjen më të thellë dhe me respektin më të madh për përballjen e jashtëzakonshme dhe sakrificinë në më shumë se 8 muaj në këtë situatë të vështirë. Nuk është e lehtë të trajtosh pacientë me COVID i cili është një virus me shumë të panjohura, por falë përkushtimit, angazhimit dhe profesionalizmit që ju keni treguar, sikurse ja kemi dalë deri tani do vijojmë tja dalim të gjithë sëbashku”, tha Manastirliu

Dr. Hans Kluge ka inkurajuar mjekët dhe infermierët në Spitalin Infektiv për punën e vështirë në këto muaj dhe ka shprehur mirënjohjen ndaj tyre në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Në emër të drejtorisë rajonale për Europën të OBSH ju shpreh mirënjohjen për punën dhe të gjitha përpjekjet tuaja. Dhe njëherazi falenderoj të gjitha familjet tuaja për mundësinë që ju kanë dhënë që ju të qëndroni këtu. E gjithë bota e ka parë se sa e rëndësishmë është puna juaj, dhe sa herë flas me drejtues qeveritar gjithnjë i inkurajoj që ata të vijojnë mbështetjen për personelin shëndetësor edhe përtej kësaj pandemie dhe prandaj më erdhi mirë që pagat tuaja do të rriten.

Ne kemi ofruar trajtimin, duke i ofruar mbështetje, ajo që është më e rëndësishme duke ofruar empati dhe derisa të dalë vaksina mjekët janë shpresa e vetme për njerëzit”, tha Kluge.

Të fundit