Flash News

E-TJERA

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Enkelejd Joti, jep dorëheqjen për t’u bërë zv.ministër i Ramës

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Enkelejd Joti, jep dorëheqjen

Enkelejd Joti ka dhënë dorëhejqen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.

Joti e mori detyrën në vitin 2021, pasi ish-kreu i saj Thoma Gëllçi u arrestua për korrupsion me tenderat. Kërkesën për dorëheqje Joti ia ka dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të PËrgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.

Mësohet se Joti ka dhënë dorëheqjen për t’u bërë pjesë e qeverisë Rama, ku posti që pritet të mbajë është ai i zv.Ministrit të Mbrojtjes.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Enkelejd Joti, jep dorëheqjen

Të fundit