Flash News

E-TJERA

Drejtori i ri i policisë flet si Rama: Nuk do t’ju telefonoj asnjëherë për toleruar dikë

Drejtori i ri i policisë flet si Rama: Nuk do t’ju telefonoj

Drejtori i ri Muhamet Rrumbullaku mblodhi sot drejtuesit e strukturave të Policisë së Shtetit, ku u zotua se do të bëjë ndryshime rrënjësore në luftën ndaj krimit, por dhe raport me komunitetin.

Ai tha se nuk do të ndryshojë vetëm emrat, duke nënvizuar se drejtorët i do në terren për të monitoruar situatën. Sikurse u shpreh edhe kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, edhe Rrumbullaku tha se nuk do të telefonojë askënd për t’i kërkuar tolerime.

“Jam i vendosur për ta ndryshuar vizionin, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe luftën ndaj krimit dhe jo të ndryshoj emra.

Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore. Kërkoj analiza të qarta për realizimin e objektivave që keni marrë që në fillim të vitit, analiza për problematikat dhe propozime për zgjidhjen e tyre.

Disiplina në punë dhe performanca në komunitet janë faktorë të rëndësishëm për një organizatë që prodhon rend dhe siguri. Mos toleroni dhe mos ndikoni te strukturat, për të ndihmuar askënd që është në shkelje të ligjit. Unë si Drejtor i Përgjithshëm nuk do t’ju telefonoj asnjëherë për të ndihmuar apo toleruar njeri, ndaj kërkoj me vendosmëri që të zbatoni ligjin dhe të mbroni e të ndihmoni stukturat kur ato zbatojnë ligjin me këdo”, tha Rrumbullaku.

Gjatë prezantimit dy ditë më parë, kryeministri i tha Rrumbullakut: Telefonatave ju keni për detyrë t’i përgjigjeni për kërkesa në telefon nuk keni detyrë t’i përgjigjeni. Nga cilido qoftë. Ditën që unë do ju marr në telefon për të ndërhyrë atëherë keni të drejtë që ta bëni por kjo nuk do të ndodhë.

 

 

Të fundit