Flash News

E-TJERA

Drejtori i rrjetit të Bazelit nga Durrësi: Anija ka lëndë toksike, të hapen në mbikëqyrje të rreptë

Drejtori i rrjetit të Bazelit nga Durrësi: Anija ka lëndë

Jim Puckett, drejtori i rrjeteve të Bazelit, ka folur nga Porti i Durrësit për kontejnerët me mbetje toksike, 102 prej të cilave mbërritën sot në vend.

Për mediat Puckett u shpreh se është kërkuar nga autoritetet shqiptare që ankorimi i anijes të ardhur në Durrës gjatë ditës së sotme të bëhet 1 km larg bregut të detit.

Puckett tha se hapja e kontejnerëve duhet të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë duke u shprehur i bindur se ngarkesa e ka origjinën nga kompania e çelikut e vendosur në Elbasan.

“Ne jemi mbledhur këtu më rastin e anijes me mbetje toksike me 2102 kontejnerë. Është kërkuar nga autoritetet që të mbahet 1 km larg bregut.

Kemi informacion që autoritetet kanë kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje. Jemi në dijeni që ka një procedim nga prokuroria për këtë çështje dhe besoj që ekipi i prokurorisë të jetë këtu kur anija të arrijë.

Shpresojmë që hapja e kontejnerëve të bëhet në mbikëqyerje të rreptë dhe nën vëzhgimin e publikut derisa të ekzaminohet përmbajtja e kontejnerëve.

Jam 100% i sigurt që kjo ngarkesë nuk duhet eksportuar të fabrika në Tailandë dhe ne kemi shkuar atje dhe kemi parë aty në vend dhe besojmë se kjo ngarkesë e ka origjinën nga kompania e çelikut e vendosur në Elbasan e për këtë arsye janë bërë të gjitha vëzhgimet e duhura.

Niveli i mbetjeve që ka dalë nga Shqipëria është përtej vlerave. të lejuara e ne besojmë që ky eksportim ngarkesash është dëm për agrokulturat mjedisin”, deklaroi Puckett.

Të fundit