Flash News

E-TJERA

Drejtori i “Shefqet Ndroqit” tregon eksperiencën me Covid-19: U mjekova vet; flet për situatën në spital

Drejtori i “Shefqet Ndroqit” tregon eksperiencën me Covid-19: U
Perlat Kapisyzi

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka treguar eksperiencën e tij me Covid-19. Ai tha se e mori me qetësi dhe se u mjekua vetë, siç trajton edhe pacientët.

“Unë nuk pata panik fare dhe pjesëtarë të familjes thanë nuk të paskemi njohur se të jesh kaq i qetë në këtë gjendje kaq të rëndë. U kurova në shtëpi. Ra telefoni dhe pyetën bashkëshorten kush po e mjekon. Unë qesha me vete dhe thashë që nëse nuk mjekoj veten time…", tha ai për “Kjo Javë”.

Kapisyzi foli për situatën në spitalin covid 2, ku tha se ka rënie të numrit të rasteve. Ai tha se nuk është momenti për të vënë festen mbi sy dhe se duhen respektuar masat. Mjeku u shpreh se situata është e rëndë, por jo kritike.

“Ka një rënie të numrit të rasteve, ndërsa në janar ose në dhjetor, ose nëntor, të gjithë pothuajse spitalet covid ishin në kufijtë maksimalë, aktualisht ky numër është shtruar në të gjithë spitalet e tjerë. 400-450 janë shtruar në spitalet covid dhe të rretheve.

Situata është e rëndë por nuk është kritike. Nuk mund të vëmë festën mbi sy, të heqim maskat. Ky nuk është mesazhi. Mesazhi është që falë vënies së maskave, kam konstatuar që njerëzit janë më të kujdesshëm me maskat dhe distancimet dhe kufizimet në kohë kanë dhënë rezultatin e tyre", u shpreh ai.

Të fundit