Flash News

E-TJERA

Drejtori i shkollës në Durrës dhe vëzhguesi pengon procesin e votimit, asnjë reagim nga policia

Drejtori i shkollës në Durrës dhe vëzhguesi pengon procesin

Në Qendrën e Votimit brenda ambienteve të shkollës “Neim Babameto” procesi i votimit është vonuar.

Shkak janë bërë disa persona të cilët kanë hyrë në ambientet e brendshme të shkollës duke mos lejuar nisjen e rregullt të procesit të votimit. Burime për Politiko.al raportojnë se Roni Shqopa, drejtori i shkollës është paraqitur brenda ambienteve,

Votimi nuk ka nisur në asnjë nga qendrat e votimit duke ushtruar presion mbi votuesit. Po ashtu, në ambiente ndodhet Flamur Gjuzi, ish-kreu i ALUIZN-it i arrestuar më parë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Pavarësisht presionit dhe pengesës që kanë krijuar në qendrat e votimit, nuk ka asnjë reagim nga policia.

Në rregulloren e KQZ, thuhet se nuk lejohet që të qëndrojnë brenda KZAZ-ve, persona të cilët nuk lidhje me qendrën e votimit.

Drejtori i shkollës në Durrës dhe vëzhguesi pengon procesin Drejtori i shkollës në Durrës dhe vëzhguesi pengon procesin Drejtori i shkollës në Durrës dhe vëzhguesi pengon procesin

Të fundit