Flash News

E-TJERA

Drejtori i spitalit Shkodër flet pas vaksinimit: 90 shtretër gati për të pritur pacientët

Drejtori i spitalit Shkodër flet pas vaksinimit: 90 shtretër gati

Ardian Dajti, drejtor i spitalit Rajonal Shkodër, ka folur pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer. Dajti tha se janë marrë masat që të përshtaten tre-katër ambiente të spitalit në repart të dedikuar Covid që shkon në një kapacitet prej 90 shtretërish.

“Janë dy ngjarje shumë të rëndësishme. Spitali rajonal është i konvertuar në repart të dedikuar për Covid. Ne kemi marrë masa që të jenë tre-katër ambiente deri në 90 shtretër. Janë marrë masat për instalimin, mjekimet. Stafi është i plotësuar”, u shpreh ai.

Më herët, kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu ndoqën nga afër nisjen e procesit të vaksinimit në këtë qytet.

Të fundit