Flash News

E-TJERA

Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë i vendosin tritol në oborrin e banesës

Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë i vendosin tritol

Një banese në Fushë-Krujë i është vendosur tritol. Lënda plasëse ishte vendosur në ambientet e jashtëme të shtëpisë së Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë, Alfred Vogës. Ishte ky i fundit që e pa pakon me lëndë plasëse dhe njoftoi policinë.

Më herët Voga ka mbajtur postin e shefit të Aluiznit. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi është konstatuar në kohë. Ngjarja ka ndodhur pak para mesantës së djeshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, por pista kryesore mbetet ajo për shkak të detyrës.

"Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

Të fundit