Flash News

E-TJERA

Drejtuesi humbi kontrollin, përplaset me pemën urbani i "Tiranës së Re"; lëndohen dy pasagjerë

Drejtuesi humbi kontrollin, përplaset me pemën urbani i

Autobuzi i "Tiranës së Re" është aksidentuar. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë është përplasur me një pemë.

Ngjarja ka ndodhur tek ish-stacioni i Trenit. Si pasojë janë lënduar dy pasagjerë, të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

"Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobuz, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit