Flash News

E-TJERA

Drejtuesit e rinj të PD, Lubonja: Janë për ‘ujëra të qeta’, Basha duhet të pranonte edhe fraksionin e Mark Markut

Drejtuesit e rinj të PD, Lubonja: Janë për ‘ujëra

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar emrat e drejtuesve të rinj të miratuar sot në Këshillin Kombëtar të PD.

I ftuar në Neës24, Lubonja i ka krahasuar emrat e propozuar nga Basha si një anije për ‘ujëra të qeta’.

 “Kam parë pjesërisht, kryesisht ato emrat kryesorë jo gjithë ndryshimet. Ajo që ka mundësi, ndjesi, ndoshta gabohem se kemi dhe të drejtën e gabimit, se duhet parë në veprim. Po, pashë kryetarin e grupit parlamentar, që është njeri i qetë, Rushaj. Janë vija e parë në parlament. Ndoshta dhe nga ndikimi i njohjes së tij që është njeri i mirë, ka marrëdhënie të mira me të gjithë, mu krijua ndjesia që është një anije për të lundruar në ujëra të qeta.

Ndërkohë që anija e opozitës duhet të lundrojë në ujëra shumë të turbullta, të frikshme, do të ketë përplasje, duhet të ketë përplasje të forta. Përplasje të forta jo vetëm institucionale se opozita bën dhe protesta. Ndërkohë Jorida Tabaku dhe Grida Duma janë provuar, janë të Bashës.’’- tha ai.

Lubonja kërkon që Basha të përfshinte në partinë e vet dhe fraksionin e Mark Markut që u largua nga PD ditët e fundit si dhe kundërshtarët e vet për të krijuar një opozitë të fortë.

Mendoj se duhet të ishte reflektuar diçka dhe s’është reflektuar nga Basha kryesisht, e kam fjalën për ikjen e Mark Markut.

 Ai kërkonte, si unë ndoshta një parti tjetër më të fortë. Ajo që më shqetëson mua në këtë rast është se duket sikur lideri ka mbledhur njerëzit rreth tij që janë të bashkuar rreth tij për të siguruar unitetin e pushtetit brenda PD, ndërkohë që nga ana tjetër për të bërë atë opozitën që kërkoj unë, duhet më shumë gjithpërfshirje, duhej një opozitë që të pranonte edhe fraksionin e Mark Markut brenda që mos ishte për të eliminuar këtë tjetrin, për të bashkëvepruar, rritur opozitën.

Duhet një parti që në vend që të jetë e mbështjellë brenda liderit që vendos për gjithçka, ose hesht për gjithçka, një parti të kishte sa më shumë rryma brenda.

Një lumë më i fuqishëm duke thithur përrenj të ndryshëm, grupime. Kjo mungon. Mesa duket ky është dimensioni që i mungon Bashës, do jetë një anije që lundron qetë e Rama nuk shqetësohet.’’- theksoi Lubonja.

Të fundit