Flash News

E-TJERA

Dr*gë në qeli, pezullohen nga detyra 3 punonjës të burgut të Peqinit

Dr*gë në qeli, pezullohen nga detyra 3 punonjës të burgut

Pezullohen nga detyra tre punonjës të burgut të Peqinit, njofton SHÇBA.

Ata akuzohen se bashkëpunim me njeri tjetrin kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në IEVP Peqin me qëllim shitjen dhe përfitimin e vlerave monetare.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar Urdhrin e ekzekutimit datë 13.06.2023, lëshuar në bazë të vendimit nr.391 datë 12.06.2023 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personave nën hetim; S.G me funksion punonjës i rolit të mesëm në IEVP Peqin S.G me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin Xh.B me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin

Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në bazë të materialit dërguar nga SHKBB, ka regjistruar procedimin penal, pasi shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në IEVP Peqin me qëllim shitjen dhe përfitimin e vlerave monetare, kjo e kryer në kohë dhe periudha të ndryshme. Veprimtaria e paligjshme është dokumentuar në të paktën tre raste nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.  

Të fundit