Flash News

E-TJERA

30-vjetori i gjenocidit, Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim edhe për botën

30-vjetori i gjenocidit, Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ishte sot pjesë e ceremonisë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, të mbajtur në Qendrën Memoriale në Potoçari.

Në këtë përvjetor , delegacioni i Kosovës bëri nderime pranë varrezave të viktimave dhe vendosi kurora me lule , në kujtim të 8,372 burrave dhe djemve boshnjakë që u vranë mizorisht më 1995 nga forcat serbe, në atë që njihet si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Në deklaratën e tij, Kurti theksoi se Srebrenica ishte jo vetëm dëshmi e terrorit të regjimit të Milloshevicit, por edhe paralajmërim për projektin gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të qenë zë i së vërtetës dhe kujtesës historike, në solidaritet të plotë me viktimat dhe familjet e tyre.

Të fundit