Flash News

E-TJERA

Dritan Abazovic: Jam kërcënuar nga njerëz që iu kemi prishur punë, kanë rrjet në të gjithë botën

Dritan Abazovic: Jam kërcënuar nga njerëz që iu kemi prishur

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic ka deklaruar se vazhdon të kërcënohet nga persona, të rrezikshëm dhe që kanë rrjet në mbarë botën.

Në një intervistë për të përditshmen “Nova”, Abazovic nuk ka dashur të japë shumë detaje për kërcënimet që i janë bërë. Ai ka shtuar se këto kërcënime kanë ardhur sepse iu ka prishur "punë" këtyre individëve që sipas Abazovic, janë të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme.

"Unë nuk dua që të bie shumë në sy. Njerëzit shpesh, për shkak të disa tekave të tyre politike dhe paturpësisë politike, bëjnë një aferë prej saj. Kjo është jashtëzakonisht e shëmtuar.

Ne nuk jemi ndjerë kurrë si viktimë, kam zgjedhur vetëm këtë dhe unë jam në çdo gjë me vullnetin tim, nuk dua ta rëndoj publikun me kërcënime, presione që ai ka çdo ditë, kjo është puna më e vështirë që mund të bëjë dikush, e cila i shqetëson më shumë njerëzit.

Janë njerëz që kanë qindra miliona euro, që shëtisin të armatosur, që fshihen pas vrasjeve të shumta apo akuzohen për to, që kanë rrjet në të gjithë botën. Këtyre njerëzve u kemi prishur punë”, nënvizoi ai.

 

Të fundit