Flash News

E-TJERA

Dritan Abazoviç nesër vizitë zyrtare në Tiranë, takim me Ramën, Metën dhe Bashën

Dritan Abazoviç nesër vizitë zyrtare në Tiranë, takim

Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pritet të mbërrijë në një vizitë zyrtare nesër në Tiranë.

KJo do të jetë vizita e tij e parë që pas marrjes së detyrës, raporton Lapsi.al.

Mësohet se Abazoviç do të ketë takime të nivelit të lartë me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe numrin dy të socialistëve, Taulant Balla.

Axhenda nis herët në mëngjes në një takim me kryeministrin Rama dhe pritet të mbyllet në Durrës me një takim me sipërmarrës nga Ulqini në fushën e hoteleri-turizmit.

Të fundit