Flash News

E-TJERA

Droga lulëzonte në kompleksin bujqësor, kapen në flagrancë shqiptari dhe italiani

Droga lulëzonte në kompleksin bujqësor, kapen në

Policia italiane ka vënë në pranga dy persona, një 43-vjeçar shqiptar dhe një 34-vjeçar italian, të cilët akuzohen për kultivim dhe mbajtje të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike si dhe për vjedhje të rëndë të energjisë elektrike.

Operacioni u zhvillua në një komunë të provincës së Torinos, ku u zbuluan ambiente të përshtatura brenda një kompleksi bujqësor që përdoreshin për kultivimin e marijuanës.

Gjatë kontrollit, policia konstatoi se struktura e madhe përmbante pesë dhoma të transformuara në sera si dhe një verandë, ku u gjetën mbi 700 bimë kanabisi dhe rreth 15 kilogramë marijuanë e tharë. Në vendngjarje u zbuluan gjithashtu qindra llamba halogjene dhe një sistem kompleks ventilimi për të mundësuar rritjen artificiale të bimëve narkotike.

Hetuesit vunë re edhe një ndërhyrje të paligjshme në rrjetin elektrik. Përmes kabllove që dilnin nga paneli elektrik dhe degëzoheshin në katet e ndërtesës, autorët kishin realizuar një lidhje të jashtëligjshme për të furnizuar pajisjet e shumta me energji. Llogaritjet paraprake tregojnë se konsumi ditor arrinte deri në 350–400 euro, duke sjellë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Të arrestuarit po përballen me akuza të rënda dhe rasti është nën hetim nga autoritetet italiane për të zbuluar edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të fundit