All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Droguan dhe p*rdhunuan 23-vjeçaren, dënohen me 57 vjet burg tre shqiptarët në Angli

All - Paragraf - 1

Droguan dhe p*rdhunuan 23-vjeçaren, dënohen me 57 vjet burg tre

Tre shqiptarë në Bedford janë dënuar me 57 vjet burg pasi u shpallën fajtorë për rrëmbimin, burgosjen dhe përdhunimin e një gruaje vitin e kaluar në Angli.

All - Paragraf - 3

Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator, pasi e reja kishte dalë natën me disa miq të saj. Vullnet Haka, 33 vjeç, dhe Ibrahim Bezati 36 vjeç dhe Genti Hyka akuzohen për rrëmbim dhe për përdhunim ndaj 23-vjeçares.  

Hyka u dënua me 26 vjet burg pasi u shpall fajtor për rrëmbim dhe dy akuza për përdhunim.

Haka, 33 vjeç dhe Bezati, 36 vjeç, u shpallën fajtorë për përdhunim të gruas. Haka u dënua me 14 vjet. Bezati u dënua me 17 vjet.

Si ndodhi ngjarja

Sipas Dailymail , Hyka iu afrua vajzës pasi ajo ishte ndarë nga shoqja e saj dhe më pas e rrëmbeu dhe e çoi në garazhin e Neënham Avenue BP me makinën e tij.

Vajza ka tentuar të sinjalizojë për ndihmë, por pa sukses. Hyka më pas e çoi në një pronë në Kempston ku po prisnin Bezati dhe Haka. Policia thotë se viktima më pas u detyrua të merrte kokainë dhe u përdhunua nga tre shqiptarët. Ajo përfundimisht arriti të arratisej dhe gjeti një kalimtar i cili e ndihmoi të kontaktonte me policinë. 

 

Të fundit