Flash News

E-TJERA

Dronët “Bayraktar” mbërrijnë në Shqipëri, instalohen në bazën e NATO-s në Kuçovë

Dronët “Bayraktar” mbërrijnë në Shqipëri,

Dronët “Bayraktar” kanë mbërritur në Shqipëri. Prej dy ditësh ka nisur montimi dhe paralelisht do të bëhet edhe instalimi i tyre në bazën e NATO-s në Kuçovë.

Lajmin për ardhjen e dronëve e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri!

Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shkruan Peleshi.

Më 20 dhjetor 2022, kryeministri Edi Rama firmosi marrëveshjen me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për blerjen e tre dronëve “Bayraktar”.

Të fundit