Flash News

E-TJERA

Dua Lipa ‘elektrizon’ Tiranën: Gëzuar! Ju dua shumë

Dua Lipa ‘elektrizon’ Tiranën: Gëzuar! Ju dua shumë

Artisja shqiptare me famë botërore ka “elektrizuar” Tiranën. Dua Lipa po mban një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

“Dua t’ju them faleminderit, ju dua shumë. Dhe ajo që dua t’ju them është të kaloni sa më bukur, kështu që të festojmë së bashku. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”- tha Dua Lipa.

Qytetarët kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe kanë dalë në shesh për të parë nga afër spektalin e dhuruar nga Dua, e cila një ditë më parë mori edhe nënshtetësinë shqiptare.

Dua Lipa mbyll sonte turneun e saj botëror. Koncertin e fundit, ajo e dhuroi për nder 110- vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë.

Para nisjes së koncertit Dua Lipa ka dhënë një mesazh të fortë nga Tirana, për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Në një konferencë për mediat, këngëtarja tha se duhet të ndryshohet stigma ndaj shqiptarëve, që jetojnë nëpër shtetet europiane.

Të fundit