Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa thotë se e ka manifestuar performancën e saj në Glastonbury Festival

Dua Lipa thotë se e ka manifestuar performancën e saj në

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, performoi në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival.

Artistja me prejardhje nga Kosova, ishte këngëtarja e natës e këtij festivali dhe performoi para 100 mijë njerëzve.

BBC shkruan se ylli i popit ngjiti skenën me një performancë ambicioze dhe dinamike.

Ajo doli në skenën e famshme të Piramidës pas orës 22:00, duke e hapur paraqitjen e saj me një seri të përsosur të këngëve prej pesë këngësh: Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating.

Dua Lipa përmbylli performancën me këngën hit “Houdini”.

Në skenës ajo tha se e kishte manifestuar pikërisht momentin kur do të performonte në Glastonbury duke theksuar gjithashtu se kishte ëndërruar që të ishte artistja kryesore e këtij festivali edhe përpara se të regjistronte albumin e saj të parë.

“E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i thoshte ajo turmës.

Të fundit