Flash News

E-TJERA

"Dua më shumë kombin", Berisha kritikon ligjin për barazinë gjinore, Marta Kos: Nuk është kërkesë private e ambasadorit

"Dua më shumë kombin", Berisha kritikon ligjin për

Pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, ka reaguar përmes Twitter-it duke theksuar rëndësinë e barazisë gjinore, por edhe rolin e ambasadorit të BE, Silvio Gonzato.

Ajo shprehet se këto parime nuk janë kërkesa personale të ambasadorit dhe se çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të @EUinAlbania. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm,” shkruan Kos në një postim në”X”. 

Reagimi i saj vjen pas deklaratave të Berishës në Kuvend dhe më pas në Instagram, ku ai shprehu qëndrimin e tij mbi ligjin mbi barazinë gjinore, por edhe ndaj ambasadorëve, duke shtuar: “Askush nuk i respekton ambasadorët më shumë se unë, por dua më shumë vendin dhe kombin tim.”

Reagimi i saj erdhi pas kritikave që Berisha drejtoi ndaj ambasadorit Gonzato nga Kuvendi, ku e akuzoi se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore.

Kujtojmë se kryedemokrati Berisha foli dhe për ligjin për barazinë gjinore, duke thënë se ky është një moment i rëndësishëm për të nxjerrë në pah pasojat e rrezikshme që sjellin ligje të tilla. Sipas tij ky ligj nuk ka të bëjë me mbrojtjen e barazisë gjinore, por me një ideologji të rrezikshme që synon të përmbysë rendin natyror dhe themeloret e shoqërisë.

 

Të fundit