Flash News

E-TJERA

“Duam drejtësi për Klodianin”, nis protesta para Ministrisë së Brendshme, mes tyre edhe Stresi  

“Duam drejtësi për Klodianin”, nis protesta para

Ashtu siç ishte paralajmëtar, ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme, një ditë pas vrasjes nga efektivi i policisë i 25-vjeçarit Klodian Rashës në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Tiranë.

Mes turmës është shfaqur edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili herë- herë është shfaqur i revoltuar kundër policisë.

“Duam drejtësi për Klodianin”,  ‘Unë jam Klodiani”, “Poshtë diktatura”, kanë qenë disa nga thirrjet e qindra protestuesve.   

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, teksa e kanë cilësuar dikasterin ku po protestojnë si ‘ministrinë e krimit.

Rasha u vra nga një efektiv policie mesnatën e djeshme për shkak se shkeli orën policore. Efektivi i policisë është vënë në pranga pak orë pas aktit, ndërsa në raportin e SHÇKB-së, thuhet se polici nuk ishte në kushtet e përdorimit të armës.

“Duam drejtësi për Klodianin”, nis protesta para“Duam drejtësi për Klodianin”, nis protesta para“Duam drejtësi për Klodianin”, nis protesta para

Të fundit