Flash News

E-TJERA

“Duam trupat”, familjarët e Thodhorit dhe Sulovarit protestojnë para Policisë së Shtetit

“Duam trupat”, familjarët e Thodhorit dhe Sulovarit

Familjarët e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit kanë protestuar sot para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Familjarët kërkojnë trupat e dy të zhdukurve që bëjnë më shumë se 20 ditë pa asnjë kontakt dhe asnjë gjurmë. I afërmi i Sulovarit deklaroi para mediave se se do të qëndrojnë 24 orë para policisë, derisa të marrin një përgjigje nga autoritetet.

“Ne duam duam trupat, shteti nuk po punon. U bënë 26 ditë, as komunikim nuk kemi. Është si në harresë. Këtë kërkojmë nga shteti se i ka mundësit. Nuk e kuptojmë se përse janë shkëputur kërkimet. Shpresojmë që të na dëgjojnë. Do qëndrojmë këtu 24 orë, dërisa të na dëgjojnë”, tha xhaxhai i Sulovarit.

Sulovari dhe “Koçolja” u raportuan të zhdukur më 12 prill në Sarandë. Deri tani dyshohet se të dy janë ekzekutuar dhe janë groposur në zonën e Konispolit. Policia ka kryer kontrolle po pa rezultat.

Të fundit