Flash News

E-TJERA

“Duan dasma”, Rama: Nuk është dëshirë dhe tekë, nuk ndodh në asnjë vend të Evropës

“Duan dasma”, Rama: Nuk është dëshirë dhe

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish se dasma dhe grumbullimet e kësaj natyre janë të ndaluara, në sajë të masave anti-covid.

Në një dalje për mediat, Rama thotë se kjo është një masë elementare dhe nuk ndodh në asnjë vend evropian.

Duan dasma, është gjëja më e natyrshme, po shikoni pak masat për ndalimin e ceremonive martesore në mjedise jo private me jo më shumë se 12 persona.

Duan muzikë, shkoni gjejeni një vend në cilindo vend të Europës. Këto nuk janë dëshira dhe teka, janë masa elementare. Të mos rikthehemi në shpi se u mbyll shkolla, universiteti, të mos humbasë kohë se do mbyllen gjykatat. Dhe për të gjitha këto çfarë duhet? Një maskë, asgjë më shumë.

Një mbrojtje dhe ruajtja e distancave për veten tënde. Duke komunikuar gjithë këto kohë me komitetin e ekspertëve dhe duke marrë prej tyre opinionin se është koha për maskën”, deklaroi Rama.

    

Të fundit