Flash News

E-TJERA

“Duan të zgjidhin dëshpërimin, duke i rënë në qafë shqiptarëve”, Begaj komenton deklaratën e ministrit britanik

“Duan të zgjidhin dëshpërimin, duke i rënë

Presidenti Bajram Begaj ka komentuar deklaratën e pak ditëve më parë të ministrit britanik të emigracionit, Robert Jenrick. Ky i fundit ashpërsoi gjuhën ndaj shqiptarëve, duke iu bërë thirrje autoriteteve britanike t’i gjenin, ndalonin dhe dëbonin më pas në Tiranë.

Në fjalën e mbajtur në aktivitetin përkujtimor me rastin e përkujtimit të 555 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Begaj tha se ka zyrtarë të lartë duan të zgjidhin dëshpërimin e tyre, duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve.

“Sot, 555 vjet pas vdekjes së tij, në kohën e duhur për të njohur vlerat e këtij populli, të gjeneralizosh shqiptarët me të kundërtën e asaj ç’ka historia e parë gjakftohtësisht e profesionalisht ka treguar, është mashtrim! Eshtë keqdashje! 

Gjergj Kastrioti është heroi ynë kombëtar, sepse ne i jemi mirënjohës për luftën, përpjekjet, suksesin, dhe shembullin. E shqiptarët dinë të jenë mirënjohës.

Por, Gjergji Kastrioti ishte mbi të gjitha një shqiptar si të tjerë në mote e sot, që kanë në zemër dashurinë për këtë tokë, kanë besim në cilësitë e tyre dhe dinë të arrijnë suksesin për vete e për të tjerë. Këto shqiptarë janë në Shqipëri e kudo në botë edhe atje ku zyrtarë të lartë duan të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor, duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve.

Qofshim ne shqiptarët kudo të jemi çdo ditë, e veçanërisht në ditë si kjo kur përkujtojmë heroin europian dhe rolin tonë si popull në historinë botërore, të ndërgjegjshëm për cilësitë tona. Uroj të dimë t’i mbrojmë këto cilësi me zgjuarsi, dije e bashkëpunim siç dhe bëri Gjergj Kastrioti. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, tha Begaj.

Të fundit