Flash News


E-TJERA

Duel për finalen e Champions-it/ Rekord për Inter-Milan, pesë ndeshje me njëra-tjetrën brenda një sezoni

Duel për finalen e Champions-it/ Rekord për Inter-Milan, pesë

Interi dhe Milani kanë pasur një sezon mjaft të çuditshëm, pasi të dyja skuadrat nuk kanë bërë mirë në kampionat dhe janë në garë për një vend në zonën evropiane. Megjithatë kush do ta mendonte se të dyja skuadrat italiane do të përballeshin me njëra-tjetrën në gjysmë-finale të Champions League.

Një derbi i Milanos për të prenotuar vendin në finalen e madhe të Champions-it. Për ata që janë të mirë me statistikat, ky sezon është rekord për Interin dhe Milanin. Për herë të parë në histori, të dyja skuadrat do të përballen në 5 ndeshje brenda 1 sezoni.

Dy ndeshjeve të kampionatit dhe finales së Superkupës së Italisë që u luajt në Emiratet e Bashkuara Arabe, u shtohen edhe dy gjysmëfinalet, ende për t’u luajtur, në Ligën e Kampioneve gjatë muajit maj, që do të përbëjnë një precedent të pa përjetuar ndonjëherë.

Jemi afër fundit dhe skuadrat kanë mundësinë që të shkruajnë historinë. Derbi i Milanos “vulos” fatet e sezonit.

Të fundit