Flash News

E-TJERA

Dueli me Shqipërinë, trajneri serb apel tifozëve: Nuk dua budallallëqe, fokusohemi vetëm te ndeshja

Dueli me Shqipërinë, trajneri serb apel tifozëve: Nuk dua

Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkoviç “Pixi”, iu drejtua publikut dhe mediave në prag të duelit të 11 tetorit me Shqipërinë në Leskovc.

Ai u ndal te Shqipëria, duke e quajtur ekipin kuqezi një kundërshtar tërheqës.

“Si mund të mos jetë Shqipëria një kundërshtar tërheqës? Nuk ke mundësi të luash kundër Francës, Anglisë, Gjermanisë apo Portugalisë çdo ditë. Duhet të luash edhe këtë ndeshje. Për disa është, për disa jo, por për mua është ndeshja më e rëndësishme,” tha Stojkoviç.

Trajneri bëri apel edhe tek tifozët ku kërkoi që fokusi të jetë tek ndeshja.

"Do të doja t’u bëja thirrje të gjithë atyre që vijnë në stadium që ndeshja kundër Shqipërisë të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe korrekte. Nuk do të doja që të bënim ndonjë budallallëk ose të ndëshkoheshim. Duhet të përqendrohemi ekskluzivisht te futbolli dhe në 90 minutat që luhet ndeshja. Ashtu siç ishim atje të përqendruar vetëm te sporti dhe futbolli, duhet të jetë e njëjta gjë edhe në Leskovc", tha trajneri serb.

Të fundit